Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e...

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real, City, Barcelona...

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus të posaçëm...

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në makinë me...

Makina del nga rruga në aksin në Thumanë-Borizanë, 62-vjeçari...

VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut rus, ishte...

Mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, mësohet se nga janë...

Suedia zotohet se do të “bëjë gjithçka” për të zbatuar marrëveshjen e NATO-s me Turqinë

24 Dhjetor 19:46

Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Billstrom, ka deklaruar se Stokholmi është i përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes së NATO-s për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqise. “Ne do të bëjmë gjithçka që kemi thënë se do të bëjmë brenda këtij memorandumi deri në shkronjën e fundit për sa kohë që është brenda kornizës së kushtetutës së Suedisë dhe legjislacionit dhe parimeve të shtetit të së drejtës”, tha Billstrom. Komentet e ministrit suedez erdhën pas takimit me homologun e tij turk, Mevlüt Cavuşoğlu, në kryeqytetin Ankara për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

 

 

Suedia dhe Finlanda në muajin maj aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, duke hequr dorë nga dekadat e mos angazhimit ushtarak, një vendim i shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt. Por Türkiye, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë dhe madje edhe mbështesin grupet terroriste, përfshirë PKK-në dhe FETO-n. Në muajin qershor, Türkiye dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum në një samit të NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke hapur rrugën për anëtarësimin e tyre përfundimtar në aleancë.

 

 

Billstrom tha se Suedia ka ekstraduar në Turqi tre persona, duke përfshirë një anëtar të grupit terrorist PKK. Ai gjithashtu tha se Suedia nga viti i ri do të ketë një amendament të ri në kushtetutë, që do të mundësojë miratimin e ligjeve më të rrepta kundër terrorizmit. “Hap pas hapi ne po përmbushim angazhimet tona në kuadër të memorandumit dhe jam i sigurt që ju e vlerësoni se ndryshimi i kushtetutës është një gjë e madhe. Është një gjë e madhe për çdo vend, por ne e bëjmë këtë sepse jemi angazhuar për të përmirësuar aftësitë tona për të luftuar terrorizmin dhe ne po e bëjmë atë krah për krah me Turqine e cila u pranua edhe në konferencën për media nga ministri Çavuşoğlu”, tha ai.

 

 

Stokholmi i kupton shqetësimet e Turqise

Më tej, Billstrom tha se Suedia tani është shumë më e njoftuar për problemet me të cilat po përballet Türkiye kur bëhet fjalë për terrorizmin, duke shtuar se memorandumi ka pasur një “efekt kthjellues”. “Turqia vendi për dekada ka qenë subjekt i terrorizmit, së fundmi në nëntor pësoi një tjetër sulm terrorist në territorin e saj. Dua të them që ndodhi në një nga rrugët më të frekuentuara me njerëz në Istanbul. Ne mund ta kuptojmë këtë dhe ne mund t’i kuptojmë shqetësimet që kjo ka krijuar në shoqërinë turke”, shtoi ai.

 

 

Ai theksoi se aktivitetet e PKK-së duhet të ndalohen jo vetëm për shkak të memorandumit, por edhe sepse Suedia është anëtare e BE-së, e cila e listoi PKK-në si organizatë terroriste.

 

 

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqise, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. “Gjithçka të përcaktuar në memorandum, ne do ta përmbushim. Dhe kur kjo të bëhet, ajo hap rrugën për përmirësimin e marrëdhënieve midis Turqise dhe Suedisë, jo vetëm për anëtarësimin në NATO. Kjo është një gjë dhe ajo është e rëndësishme. Ne gjithashtu do të jemi në gjendje të bëjmë shumë gjëra së bashku dhe ne duam ta bëjmë këtë dhe ky është premtimi im gjithashtu për popullin turk, pasi jemi ulur sot këtu, vetëm disa ditë para se të vijmë në 1 janar për të ndryshuar kushtetutën tonë. Ne e bëjmë këtë me mirëbesim dhe e bëjmë sepse e dimë se kjo është e rëndësishme edhe për ju, jo vetëm për ne”, tha Billstrom.

 

 

Duke iu referuar Rusisë, shefi i diplomacisë suedeze tha se pa Suedinë dhe Finlandën për NATO-n do të jetë shumë e vështirë të mbajë ambiciet e saj të sigurisë në krahun e saj verior. “Është mjaft e qartë me kërcënimin rus kaq afër, do të ishte shumë e dobishme për ne, do të ishte e domosdoshme të anëtarësohemi në NATO. Ne po ashtu do t’i ofrojmë NATO-s shumë gjëra të mira”, theksoi ai.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
NATO Suedi Turqi

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën 12-vjeçari

më shumë...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e nxjerrin shumë poshtë

më shumë...

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

më shumë...

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në makinë me Shpatarakun, Agasi del nesër para gjykatës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

8:01

Berisha: Rama në pikën më të dobët,...

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

6:11

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në...

5:57

Makina del nga rruga në aksin në...

5:44

VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut...

5:40

Princ Leka dhe Blerta Celibashi zbulojnë fotot...

5:27

Mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, mësohet se...

5:08

Fati kthehet në favorin e tyre, këto...

5:06

Vuçiç i përgjigjet Kroacisë: Zagrebi të vazhdojë...

4:44

Zgjedhjet në Gjermani, AFD kryeson bindshëm në...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.