Suedia do ta rrisë alarmin për terrorizëm në nivelin e dytë më të lartë, ka thënë e përditshmja suedeze, Dagens Nyheter të enjten, pas djegies dhe akteve tjera kundër Kuranit, që i kanë zemëruar myslimanët.

 

Shërbimi i sigurisë SAPO planifikon ta rrisë nivelin e paralajmërimit nga 3 në 4, që nënkupton se ekziston kërcënim konkret për sulm, ka raportuar gazeta.

 

SAPO pritet të mbajë një konferencë për media më vonë gjatë ditës lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare.

 

Britania dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të mos shkojnë në Suedi, për shkak të mundësisë së sulmeve terroriste, pas protestave që janë mbajtur në këtë shtet dhe Danimarkën fqinje, lidhur me djegiet dhe dëmtimet e kopjeve të Kuranit nga aktivistët kundër Islamit, shkruan REL.

 

Suedia dhe Danimarka janë dy prej vendeve më liberale në botë, dhe kanë lejuar për kohë të gjatë kritika për fenë.

 

Mirëpo, myslimanët e konsiderojnë Kuranin si libër të shenjtë dhe dëmtimin e qëllimin të tij e shohin si fyerje të madhe që meriton ndëshkim të rëndë.

 

Më 2017, një imigrant uzbek, i cili ka pasur lidhje me grupin ekstremist Shteti Islamik, i ka shkelur me kamionë disa këmbësorë në rrugët e Stokholmit, duke i lënë pesë prej tyre të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *