Subscribe

Moti i paqëndrueshëm me reshje e stuhi te forta që ka përfshirë pjesën dërrmuese të territorit të vendit gjatë orëve të fundit, ka shkaktuar përmbytje të rrugëve kryesore të qyteteve, duke hapur  probleme të shumta sidomos në rrjetin e kanalizimeve.

 

Stuhia  në Shkodër ka rrëzuar mbrëmjen e  të premtes dhjetëra pemë dekorative në unazën perëndimore të qytetit, duke shkaktuar dëme edhe në automjetet e parkuara përgjatë rrugës.

 

Aksi nacional që lidh Kukësin me Bajram Currin është bllokuar nga rënia e gurëve anës rrugës, si pasojë e stuhisë së fortë.

 

10 punëtorë të firmës kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës kanë punuar për pastrimin e aksit, por nuk raportohen probleme.

 

Ndërsa mijëra banorë në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike nga stuhia e shiut dhe era e fortë, për shkak edhe të rrjetit të amortizuar të linjës së energjisë, ndërsa dallgët kanë qenë të fuqishme.

 

Problem më të vogla ka patur edhe në qytete të tjera, ndërkohë që autoritetet lokale kanë ndërhyrë për zgjidhjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *