E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Stuhia “shkund” disa zona të vendit, rruga të përmbytura dhe dëme në bujqësi

Një stuhi e fuqishme goditi Shqipërinë gjatë natës duke shkaktuar dëmë të shumta dhe përmbytje në disa qytete të vendit.

Probleme të konsiderueshme janë evidentuar ne Shkodër, Lezhë, Fushë Krujë, Durrës dhe Tiranë.

Reklamë

Megjithatë fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Më së shumti raportohet për makina të dëmtuara sidomos nga rrëzimi I pemeve dhe dëmë te tjera materiale në biznese dhe në mënyrë të vecante në bujqësi.

Rrugët e disa qyteteve janë  përmbytur, përfshi këtu edhe Tiranën, mirëpo për fat të mirë stuhia dhe reshjet kane qënë gjatë natës dhe situata është normalizuar disi, në mënyrë të vecante në qarkullimin e mjeteve.

Të premten pasdite Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kishte paralajmeruar një situatë të tillë problematike nga moti I keq dhe për këtë arsye I kishte kërkuar nëpërmjet një shpresë 5 prefekturave Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra që të merrnin masat e duhura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë