Dalin pamjet nga ambjentet e kalçetos ku ndërroi jetë 22-vjeçari, Armando Kazma.

 

I riu u godit për vdekje nga një tendë dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë nuk mundi të bijetonte.

 

Tenda e kalçetos u rrëzua për shkak të erës së fortë e motit të keq.

 

Mbrëmjen e sotme qyteti i Sarandës ka pasur një shi të rrëmbyer.

 

Pas disa minutash rrugë të ndryshme në pjesën e poshtme të qytetit janë përmbytur. Problematike ishte sidomos situata pranë limanit në shëtitoren e re të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *