SHBA – New York-u është përfshirë nga moti i keq gjatë ditëve të fundit. Si pasojë e reshjeve të dendura të borës, mijëra fluturime janë anuluar.
Rrugët e ngrira dhe dukshmëria e ulët kanë rritur rrezikun për aksidente rrugore gjithashtu.
Sipas të dhënave nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve FlightAware, më shumë se 1,600 fluturime komerciale në të gjithë Shtetet e Bashkuara u anuluan të premten, ndërsa më shumë se 7,800 fluturime u vonuan për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.
It’s 3:00 AM in New York City and the snow is falling ❄️
53rd Street and 6th Avenue headed northbound towards Central Park South.
I’d estimate we got around 4 inches of Snow so far in Midtown Manhattan 🇺🇸
🚨Total delays today at JFK: 74
🚨Total delays within, into, or out of… pic.twitter.com/FlT2GdBGTE
— Walks&WallStreet (@WalksWallstreet) December 27, 2025
Tre aeroportet kryesore në New York, John F. Kennedy, Newark Liberty International dhe LaGuardia, janë përballur me numër të lartë anulimesh.
Autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të marrin masa paraprake, duke paralajmëruar për kushte të rrezikshme rrugore dhe ndërprerje të shpeshta të trafikut.
Reshjet më të dendura të borës në katër vitet e fundit
#BREAKING More video of the snow in falling in New York City #nywx pic.twitter.com/KcRFbvlKT4
— Fast News Network (@fastnewsnet) December 27, 2025
New Jork-u pritet të përjetojë reshjet më të dendura të borës në katër vjet, me reshje bore deri në 5 cm në orë.
Moti i keq vjen gjatë sezonit të festave, e ka bërë të vështirë për miliona njerëz të kthehen në punë pas festave duke shkaktuar kaos në rrugë si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara.





