Shkencëtarët kanë lëshuar një paralajmërim për një stuhi diellore që do godasë tokën. Kjo stuhi, sipas gjetjeve të shkencëtarëve, mund të nisë që në fillim të vitit 2024.
Por a do ndodhë vërtët dhe si do të ndikojë në jetën në Tokë?
Për të folur rreth këtij zbulimi ishte i ftuar në studion e “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Ravoha, okultisti Enea Gjonaj.
Ky i fundit tha se stuhia tashmë ka nisur në qershor të vitit 2023 dhe do të mbarojë në mars 2024, ndërsa pritet të ketë disa efekte negative edhe për njerëzit.
Gjonaj: Efekti i stuhisë deillore është gjithashtu efekt elektromagnetik. Qenia njerëzore predispozohet shumë nga këto lëvizje planetare. Kjo stuhi diellore ndikon në psikofiziologjinë e njeriut përveç ndikimit astronomik. Pra te njeriu ndikon negativisht. Më e zakonshmja është dhimbja e kokës dhe migrena. Duket sikur ka presion në kokë. Do ketë edhe ndjenja të acarimit, nevrikosjes. Letargji, duhet të përgatitet. Të përgatiten për rrjedhje hundësh. Ka hipertesnion. Në aspektin okult studiohet si fenomen që të shmangim efektet negative. Do kenë probleme me dëgjimin, por dhe me shikimin. Duhet të kenë shumë kujdes kur drejtojnë makinën. Më tepër efektet negative manifestohen në aspektin fiziologjik, se nuk është aq e fusqishme.
Mendohet që kjo stuhi do ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në lidhjet e internetit. Por cilat do të jenë pasojat negative?
Okultisti tha se nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në kabuj, por do të ketë çakordime pasi stuhitë ndikojnë në aspektin elektromagnetik.
Gjonaj: Nuk ndikon drejpërdrejt në kabujt, por aparaturat në qendrat ku ndodhen serverat, ndikon në aspektin magnetik dhe mund të ketë çakordime. Stuhitë diellore ndikojnë në aspektin elektromagnetik.
Tendat e ndryshme, tendat e kthimit të rrezeve apo sistemet e ftohjes janë disa nga këshillat që Gjonaj jep për të minimizuar këto efekte negative.
Gjonaj: Ne nuk ndikojmë dot shumë në fenomenin e jashtëm, por ndihma e parë dhe kryesore është ndërgjegjësimi për këtë gjë. Nëse ne nuk jemi të vetëdijshmë nga na vijnë këto pasoja, atëherë i shtojmë efektet negative. Pra pjesa më e mirë është ndërgjegjësim dhe vetëkontroll./vizionplus.tv





