Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë e opozitës...

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por nuk bëjmë...

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran, të rihapet...

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët: Paguhen më...

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U votua me...

Marrëveshja SHBA-Iran, Von der Leyen: Evropa do të ndihmojë...

Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në tregun e...

Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund...

Alkool, drogë dhe telefona, sërish kontrolle në burgun e...

Rama: Shqipëria, në BE në 2030! molotovarët tentuan të...

Stuhi vdekjeprurëse në Gadishullin Iberik, mijëra të evakuuar në Spanjë

7 Shkurt 23:14

Një zjarrfikës portugez humbi jetën sot gjatë një patrullimi për njohje dhe monitorim në brigjet e një lumi, në zonën Campo Maior, në qarkun Portalegre, njoftoi Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile të Portugalisë.

Sipas mediave lokale, zjarrfikësi 46-vjeçar u mor nga rrjedha e ujit teksa po përpiqej të kalonte një zonë të përmbytur. Ai është viktima e parë e stuhisë “Marta”, e cila ka goditur sot Portugalinë dhe Spanjën fqinje.

Java e fundit ka qenë veçanërisht e rëndë për Portugalinë, pasi erërat e forta të stuhisë “Christine” shkaktuan vdekjen e pesë personave, ndërsa reshjet e stuhisë “Leonardo” sollën një tjetër viktimë të mërkurën.

Ndërkohë, si Portugalia ashtu edhe Spanja po përballen me reshje intensive shiu dhe erëra të forta, duke rritur frikën për përmbytje të mëdha dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në Andaluzinë jugore të Spanjës, tokat janë tashmë të ngopura nga reshjet e fundit dhe rajoni është vendosur sërish në alarm portokalli. Sipas shërbimit meteorologjik spanjoll AEMET, kjo zonë është aktualisht epiqendra e reshjeve të dendura dhe erërave të forta.

Presidenti i Andaluzisë, Juan Manuel Moreno, e cilësoi situatën si “jashtëzakonisht të ndërlikuar”, duke deklaruar se dhjetëra rrugë janë bllokuar, qarkullimi hekurudhor është ndërprerë në shumë segmente dhe mbi 11 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në zonat e prekura.

Autoritetet paralajmërojnë se dëmet ekonomike nga stuhitë “Leonardo” dhe “Marta” pritet të arrijnë në miliona euro, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe infrastrukturës rrugore. Rajoni i Andaluzisë pritet të kërkojë ndihmë nga qeveria qendrore dhe nga Fondi i Solidaritetit i Bashkimit Evropian.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
gadishulli Portugali stuhi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë e opozitës në Turqi, gaz lotsjellës dhe tensione në Ankara pas shkarkimit të kreut të CHP-së

më shumë...

“Fest në sokak” në Gjirokastër, pesë ditë aktivitete gjallërojnë qytetin, tërhiqen turistët

më shumë...

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por nuk bëjmë kompromis me dinjitetin e vendit

më shumë...

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran, të rihapet plotësisht Hormuzi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:57

VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë...

4:40

“Fest në sokak” në Gjirokastër, pesë ditë...

4:18

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por...

3:55

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran,...

3:05

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte...

2:59

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen...

2:46

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët:...

2:23

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U...

1:52

Marrëveshja SHBA-Iran, Von der Leyen: Evropa do...

1:17

Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në...

12:58

Rubio: Lajme të mira sa i përket...

12:23

Alkool, drogë dhe telefona, sërish kontrolle në...

12:15

“Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i...

11:54

Rama: Shqipëria, në BE në 2030! molotovarët...

11:25

8 gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

10:59

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm...

10:40

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është...

10:24

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën...

9:54

Plagoset me armë 17-vjeçari, ngjarja ndodhi aksidentalisht...

9:38

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Më të klikuarat

  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-...
  • I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD-së...
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.