E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Stuhi në Australi, sasi rekord reshjesh në Sydney/Foto

Më shumë se 500 australianë kanë bërë thirrje për ndihmë emergjente pas stuhive që goditën Sydney-in dhe rajonet e afërta, duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë dhe vonesa në fluturim.

 

Sipas metrologëve, sasia mesatare e reshjeve të rëna gjatë dy orëve ditë e mërkurë ishte e barabartë me sasinë mesatare mujore.

 

Reklamë

Autoritetet thanë se të paktën 11 njerëz ishin shpëtuar nga automjetet e bllokuara në përmbytje. Një burrë vdiq në një aksident me makinë.

 

Imazhet e postuara në internet treguan rrugët e përmbytura, shtëpitë dhe stacionet e trenave.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë