A e kishit menduar ndonjëherë se ekstazia do të mund të përdorej si kurë për shërimin e njerëzve?
Shkencëtarët mendojnë të kryejnë një eksperiment të tillë për të kuptuar nëse është e mundur që kjo “drogë” të përdoret në vazhdimësi për kurimin e disa sëmundjeve, si për shembull autizmin.
Studimi i titulluar “MDMA as a Probe and Treatment for Social Behaviors” tashmë është i disponueshëm edhe për telefonat celularë.
Ekstazia, e njohur ndryshe edhe si MDMA është një metamfetaminë që ka një efekt të fortë empatik. Ajo stimulon përdoruesit të shprehin më shumë emocionet e veta dhe të hyjnë në kontakt emocional me njerëzit e tjerë. Pikërisht për këtë arsye është menduar që kjo mund t’u vijë në ndihmë pacientëve autikë të cilët hasin vështirësi të shprehin atë që ndjejnë apo të krijojnë kontakt lehtësisht me të tjerët.
Sigurisht që është menduar që gjithçka do të kryhet nën kontrollin e rreptë të mjekëve për sasinë e përdorur, duke qenë se ekstazia bën pjesë në kategorinë e ‘drograve të ndaluara’ që krijojnë varësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *