Orofaringu, laringu, ezofagu, mëlçia, zorra e trashë, rektumi dhe gjinjtë…

Këto janë zonat e trupit të njeriut që rrezikohen më shumë të preken nga kanceri, tek personat që abuzojnë me alkoolin.

Këtë lajm e japin studiuesit e “Society for the Study of Addiction”, të cilët kanë publikuar studimin e titulluar “Alcohol consumption as a cause of cancer” (Konsumimi i alkoolit si shkaktar i kancerit), i cili vë përballë të dhënat e marra nga hulumtimet e ndryshme të bëra në vitet e fundit.

Sipas studiuesve, ekziston një lidhje mes alkoolit dhe zhvillimit të këtyre 7 llojeve të kancerit, që do të thotë se ekzistojnë prova në mbështetje të një shkaku të drejtpërdrejtë të sëmundjes nga konsumimi i pijeve alkoolike.

Sipas të dhënave zyrtare, 5,8% e të vdekurve nga kanceri në mbarë botën lidhen me abuzimin e alkoolit.

Së shpejti priten të kryhen studime të reja të cilat do të mund të tregojnë limitin e sasisë së alkoolit të lejuar, në mënyrë që të mos rrezikohet zhvillimi i sëmundjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *