Dhjetëra studentë të Fakultetit të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve prej dy vitesh nuk mund të ushtrojnë profesionin, pasi nuk pajisen me licencën përkatëse.
Të rinjtë, të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, ndodhen sot në një ngërç institucional që i mban jashtë tregut të punës, ndërsa cështja vijon të zvarritet prej dy vitesh.
Sipas tij, ngërçi lidhet me një Vendim të Këshillit të Ministrave për profesionet e rregulluara, i cili aktualisht parashikon që në licencë të kalojnë vetëm ata që kanë përfunduar Bachelor në Fizioterapi.
Studentët e Rehabilitimit nuk përfshihen, ndonëse sipas një studimi të Ministrisë së Arsimit programet janë 97% të njëjta.
“Zgjidhja e propozuar është amendimi i VKM-së, ku përveç studentëve të Fizioterapisë të përfshihen edhe ata të Rehabilitimit. Drafti ka kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe është miratuar. Aktualisht ndodhet në Ministrinë e Ekonomisë dhe Drejtësisë, sipas procedurës për çdo VKM. Jemi në fazën më të avancuar që kemi qenë ndonjëherë dhe besojmë se zgjidhja do të vijë shumë shpejt”.
Dy vite pritje përkthehen në mungesë experience. Studentët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme, pasi siç shprehen kanë përmbushur të gjitha detyrimet akademike dhe presin vetëm njohjen ligjore për të ushtruar profesionin./vizionplus.tv





