Subscribe

Studentët e mjekësisë së përgjithëshme kërkojnë me këmbëngulje një përballje me ministren e arsimit.

 

Edhe në protestën e radhës ata kundërshtuan me zemërim atë që e quajnë politikë detyruese dhe të padrejtë.

 

Mjekët e ardhshëm kërkojnë një tryezë bisedimi për zgjidhje jodetyruese.

 

1- “Nuk është çështja te çmimi, ne nuk pranojmë kontrata detyruese. Duam të trajtohemi me dinjitet.”

 

2- “Çmimi në relacionin që u diskutua në parlament ishte 6.8 milionë. Ky është mashtrim”

 

Pasi nisën marshimin paqësor nga godinat e universitetit, studentët u ndalën në disa kryqëzime duke kërkuar mbështetje edhe nga qytetarët.

 

Por ata që u bashkuan ishin të pakët.

 

“Kanë të drejtë që protestojnë. Nuk i mban dot me zor studentët, këta janë ekselentë. Le tu plotësojnë kushtet që të rrinë.”

 

Të tjerë mendojnë se studentët nuk duhet të refuzojnë shërbimin në vendin e tyre, në një kohë kur nevoja për bluzat e bardha është e madhe.

 

“Mua kush do më shërbejë nëse mjekët ikin. Shteti duhet të japë një zgjidhje, ata nëse nuk e pëlqejnë le të paguajnë.”

 

Bordi i administrimit të universitetit të mjekësisë së Tiranës vendosi që një vit studimi në programin e mjekësisë së përgjithshme do të kushtojë rreth 2.5 milionë lekë të vjetra për student.

 

 

Kjo në rastin kur nuk nënshkruhet kontrata ku parashikohet 2 deri në 5 vite punë e detyruar pas përfundimit të studimeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *