Subscribe

Mbi 6 mijë studentë kanë firmosur online një peticion ku kërkojnë mbështetje 100 Euro në muaj nga qeveria për të përballur krizën.

 

“Një kërkesë që është minimale që qeveria duhet ta bëjë për studentët, të paktën ti ribursojë më 100 Euro në muaj. Është diçka që qeveria mund ta bëjë sepse mundësitë i ka, kështu që nuk po kërkojmë diçka qëhttps://www.youtube.com/watch?v=Gs781jued70 nuk bëhet. Është një nismë për t’i tërhequr vëmendjen kryeministrit se në çfarë situata ndodhemi ne. Është një nisme ligjore, nuk është një nismë protestuese”, 

 

Studentët shprehen se situata ekonomike e tyre dhe e familjeve është e rënduar, por ajo që i rëndon edhe më shumë buxhetet e tyre janë qiratë e shtëpive.

 

“Ky vit po bëhet akoma më problematik me rritjen e çmimeve të apartamenteve, me rritjen e çmimeve që studentët kanë akses në vendet shkollore”.

 

Pak ditë më parë edhe pedagogët zhvilluan një protestë një orëshe ku kanë kërkuar rritjen e pagave të stafeve akademike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *