Këngëtari Arkimed Lushaj ( Stresi) vazhdon të sfidojë policinë dhe autoritetet e drejtësisë shqiptare.

Ndonëse në arrati I akuzuar për disa vepra penale si pjesmarres në protesten e parë në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës, ai është shfaqur në një ekran  televiziv në Kosovë.

Së fundmi Stresi u shfaq në emisionin “Prive”  duke shpjeguar mes të tjerash sesi mundi të arratisej nga Shqipëria drejt Kosovës.

 

 “Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë”, tha Arkimed Lushaj.

 

Stresi  I pyetur nga drejtuesja e emisionit në lidhje me [përfshirjen e politikes në protestat në Tiranë, tha se : “Edhe të kishte qenë PD- në pushtet, betohem në nënën teme që do kisha qenë kundra po të ishte”,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *