Subscribe

TONIN FRROKU

GAZETAR-VIZION PLUS

 

“Strelca është një nga fshatrat më të bukur të njësisë administrative të Gorës në bashkinë e Maliqit. Fshati deri para disa vitesh ka pasur diçka më shumë se 1800 banorë, ndërsa tani jo më shumë se 400. Dikur, banorët tregojnë se, në Strelcë ka pasur shkollë të mesme, mjek, e deri farmacist, ndërsa tani dy infermiere ndërkohë që të moshuarit janë të detyruar të zbresin deri në qendër të njësisë administrative për të marrë shërbimin mjekësor.”

 

Maksim Sakollari dhe bashkëshortja e tij janë dy prej banorëve të paktë që kanë mbetur.

 

Ata merren me bujqësi e blegtori, aq sa të sigurojnë të ardhurat minimale për jetesën e tyre. Megjithatë, Maksimi thotë se Strelca është një zonë që të rinjtë duhet të kthehen e jo të largohen.

 

Edhe banorë të tjerë të flasin për vështirësitë me të cilat përballen në fshatin e tyre.

 

 

Në ato pak toka që kanë e kanë të vështirë të punojnë, për shkak të terrenit malor, ashtu siç e kanë të vështirë të merren edhe me blegtori, pasi të vetmit që kanë mbetur janë të moshuarit.

 

 

Alfred Skënderi, kryeplaku i fshatit Strelcë pranon vështirësitë në këtë fshat.

 

Mungesa e investimeve ka qene shkaku kryesor i largimit te banoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *