E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Stomatologia që mashtroi biznesmenet duke fituar miliona euro, dënohet me 6.8 vite burg

Stomatologia Olesia Duka e cila mashtroi disa biznesmene duke I zhvaitur financiarisht është dënuar me 6.8 vjet burg.

 

Dënimi është dhënë nga Gjykata e Apelit në Durrës.

 

Reklamë

Gjyqtarët Izet Dusha,Anita Mici dhe Arben Vrioni vendosen të pranojnë kërkesën e stomatoleges për rishikim të dënimit të dhënë nga shkalla e parë për 10 vjet burg.

 

Kështu vajzës nga Durrësi e dënuar për mashtrim iu ulen 3.4 vite burg.

 

Stomatologia Olesia Duka ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018. Ajo rezulton të ketë mashtruar të paktën 14 persona nga të cilët mendohet të ketë përfituar rreth 3 milion euro.

 

 

Ajo i joshte biznesmenet duke I kërkuar shuma të mëdha dhe I premtonte se do ia kthente shpejt me premtimin se biznesi që kishte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash.

 

Një nga rastet më flagrante ështe ai kur Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

 

Megjithatë duhet theksuar se në mezin e personave që ajo ka mashtruar nuk kanë qënë vetëm meshkujt biznesmen, por edhe femrat.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë