Subscribe

Kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut Jens Stoltenberg ka nisur takimet me zyrtarët e lartë në Shkup, në kuadër të vizitës së tij 2 ditore atje.

 

Ai u prit me nderimet më të larta shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev.

 

Pas takimit me kryeministrin Stoltenberg bisedoi me përfaqësuesit e Komitetit te Integrimit në NATO nga ku tha se e ardhmja e vendit fqinj është ne aleance

 

 “Është vërtet kënaqësi të jem së bashku me këshillin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, me ftesë të anëtarit të Ardhshëm të NATO-s, Maqedoninë e Veriut. Falë punës tuaj, ju jeni duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tuaj. Sot ne do të diskutojmë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Më kujtohet hera e parë që erdha në Shkup, ishte ende duke u diskutuar çështja e marrëveshjes për emrin me Greqinë, e cila u finalizua falë kurajos dhe lidershipit tuaj. Sot ne po diskutojmë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në familjen tonë, dhe është kënaqësi tju shoh juve sërish këtu.”

 

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev theksoi se anëtarësimi i vendit të tij ne NATO është rezultat i reformave të suksesshme.

 

“Me ftesën në NATO është ulur përqindja e papunësisë, janë rritur investimet. Me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, treguam se raportet e mira fqinjësore janë shumë të rëndësishme për ne. Jemi të vetëdijshëm se anëtarësimi në NATO ka edhe detyrime dhe se gradualisht do të rrisim buxhetin e mbrojtjes”

 

Me herët shefi i NATO u takua me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferrin, ndërsa gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut do te bisedoje edhe me presidentin e ri Stevo Pendarovskin. Kjo është vizita e parë e Jnes Stoltenberg në Shkup qe pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *