Subscribe

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do ta bëjë aleancën më të fortë dhe të gjithë zonën euroatlantike më të sigurt, deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në një takim të thirrur prej tij mes delegacioneve të Turqisë, Finlandës dhe Suedisë.

 

Bisedimet janë fokusuan në shqetësimet e ngritura nga Turqia.

 

JENS STOLTENBERG

SHEFI I NATO-s

 

Përshëndes takimin konstruktiv për aplikimet historike të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Aderimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do ta bënte Aleancën më të fortë dhe të gjithë zonën euroatlantike më të sigurt. Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë mbi terrorizmin që ne duhet t’i trajtojmë. Kështu që ne do të vazhdojmë bisedimet tona për aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Pres të gjejmë një rrugë përpara sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Bisedimet vijnë pak ditë përpara samitit të Madridit, në të cilin do të diskutohen kandidaturat e dy vendeve për t’u bërë pjesë e aleancës.

 

Edhe pse Finlanda e Suedia kanë marrë parasysh shqetësimet e Turqisë lidhur me sigurinë dhe kanë premtuar se do e shohin me kujdes këtë çështje për gjetjen e një zgjidhjeje, ka shumë pak shpresë që Ankaraja të heqë veton e saj deri në takimin e Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *