Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski...

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë pasurore, miraton...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”,...

FOTO/ Kjo është arma me të cilën u tentua...

Messi i thotë lamtumirë babait, ylli argjentinas i “gjunjëzuar”...

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së...

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë në Tajlandë, plagoset shoferi...

Ministri Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për...

Stoltenberg: Angazhimi i NATO-s me FSK-në do të shqyrtohet

19 Dhjetor 14:55

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka telefonuar të mërkuren kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me angazhimin e NATO-s në Kosovë pas miratimit të ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Në një njoftim të Aleancës Veriatlantike thuhet se “Sekretari i Përgjithshëm e informoi Haradinajn se Këshilli Veri-Atlantik, ka pasur një diskutim fillestar mbi ligjet e miratuara së fundmi për transformimin e FSK-së. Sekretari Stoltenberg e ka njoftuar Haradinajn se përderisa mandati i FSK-së, po evoluon, niveli i angazhimit të NATO-s me FSK-së për vitin e ardhshëm do të shqyrtohet” njoftohet t’i ketë thënë Stoltenberg, kryeministrit Haradinaj.

 

Më tej sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka thënë gjatë telefonatës, se KFOR-i do të vazhdojë misionin për të siguruar ambient të sigurt në Kosovë.

 

“ NATO do të vazhdojë misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurtë në Kosovë. KFOR vepron nën një mandat të OKB-së dhe nuk do të ndikohet nga ligjet për kalimin e FSK-së. Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë angazhimin e tij me të gjithë aktorët relevant për stabilitetin rajonal” thuhet në njoftim.

 

Ndërkaq në një njoftim zyrës së kryeministrit, thuhet se Haradinaj e ka informuar sekretarin Stoltenberg, për miratimin e ligjeve për transformimin e FSK-së, si dhe themelimin e Komitetin Ndër-Ministror për Integrimet dhe Anëtarësimin në NATO.

 

“Kryeministri Haradinaj e ka garantuar Sekretarin Stoltenberg për transparencën e procesit të transicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin e tij dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Programin e Ndërveprimit të Zgjeruar dhe për gatishmërinë e trupave të FSK-së për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

 

Kryeministri Haradinaj më tej ka vlerësuar se Kosova do të punojë ngushtë me NATO-n, për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale të FSK-së në mandatin ushtarak, si dhe për angazhimin e përbashkët në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes.

 

Kuvendi i Kosovës miratoi më 14 dhjetor ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë. Në të njëjtën ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, lëshoi një deklaratë, në të cilën kishte thënë, se vendimi i Kuvendit të Kosovës, për të miratuar tri ligje për Ushtrinë, vjen “në kohë të papërshtatshme”./REL

Posted Under:
Kosova
Tagged:
Angazhim Diskutim KFOR NATO Ramush Haradinaj Telefonatë

Nga e njëjta kategori

“Nuk e njohim Kosovën”, deputeti ukrainas kundër deklaratës së Zelenskyt: Gabim diplomatik

më shumë...

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin ukrainas pas deklaratës së Zelenskyt

më shumë...

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me vezë, vetëm hajdeni në takim të arrijmë marrëveshjen për presidentin

më shumë...

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja sulmon me vezë Albin Kurtin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

1:39

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në...

1:34

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron...

1:14

Merr fund beteja me flakët, nuk ka...

1:10

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në...

1:09

Kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e...

1:07

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë...

12:39

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar...

12:36

FOTO/ Kjo është arma me të cilën...

12:18

Pas ndërtimeve pa leje, Tavo shkrin IMT-në...

12:14

Përdorimi i telefonit, shkaku kryesor i aksidenteve,...

12:10

“Ku shikoj shkurre, dua t’i djeg”, zbardhet...

11:52

Messi i thotë lamtumirë babait, ylli argjentinas...

11:51

Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh,...

11:33

“Nuk e njohim Kosovën”, deputeti ukrainas kundër...

11:31

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit...

11:25

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të...

11:12

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë në Tajlandë,...

10:59

Ministri Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore:...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja kërkon leje për të ma...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.