Jozef Martini, stilisti shkodran i suksesshëm në Itali që nga viti 2000 kur ka hapur studion e tij të veshjeve ka punuar për rreth 4000 projekte.

Jo vetëm kaq, por Martini së fundmi ka hapur edhe show-room me punimet e tij në Shkodër.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti, stilisti shkodran tregon se ka pasur disa bashkëpunime të suskeshme edhe me emra të njohur siç është Hamilton.

Martini: Kam hapur një show-room në Shkodër me prodhimet e mia. Në vitin 1996 jam vendosur në Itali. Ndërsa profesionin e kam nisur që në shkollë, ne bënim specializime në tekstile. Kam punuar disa vite dhe më pas kam hapur studion time, në vitin 2000.

Martini thotë se ka pasur vështirësi pasi fillimi nga zero nuk është i lehtë. Por fakti që ai e donte punën ia ka bërë më të thjeshtë.

Martini: Në Itali kam mësuar teknika të reja, por ama e dija atë që duhet të bëja. Si teknikë është e njëjtë. Kohët e fundit po krijoj diçka që ka lidhje me traditën e Shqipërisë dhe Shkodrës. Në vitet e fundit ka pak konfuzion. Ka vlerë shumë tradita. Edhe brandet më të mëdha i kthehen traditave. Është një traditë e cila gati-gati ka humbur, por mbetet gjithmonë një objektiv shumë i mirë.

Për sa i përket bashkëpunimeve me emra të mëdhenj, Martini thotë se gjithmonë ekziston frika se nuk do arrihet perfeksioni.

Martini: Është gjithmonë ajo frika, se dua të arrij perfeksionin, por nuk arrihet. Janë bashkëpunime. Kjo që ishte Hamilton ishte një projekt për Martin Rose dhe Tomy Hilfiger. Me ta më kanë njohur disa bashkëpunime të mëparshme. Në fillim ishin kompanitë italiane që i kishin kontaket dhe ishte bashkëpunimi i mirë me kompanitë italine që më krijonin mundësinë e këtyre komunikimeve. Janë në forma të ndryshme këto bashkëpunime.

Stilisti tha se kohët e fundit është përqendruar të logoja e tij të cilën ka nisur ta krijojë./vizionplus,tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *