Subscribe

Qe prej 7 nëntorit ushtria greke po zhvillon nje stërvitje ushtarake prane kufirit me Shqipërinë. Kjo video e publikuar nga forcat e ushtrisë, shfaq momente te stërvitjes, ku duken qarte tanket dhe automjete, si dhe trupa ushtarake. Behet fjale per Brigadën e tete, pjese te se ciles jane forca te kembesorise. Videoja ka bere jehone veçanërisht ne qarqet nacionaliste greke, siç jane portalet Himara.Gr dhe Militaire.Gr, te cilat e kane shoqëruar ate edhe me komente. “Kjo video tregon se ne çdo drejtim ushtria jone eshte e pranishme ne te gjithë territorin e Greqisë. Edhe aty ku nuk ka ndonjë problem te madh ushtarak, sepse nuk ka ndonjë armik, ka udhëheqës sfidues dhe miq te Ankarasë. Greqia nuk ka nevojë te beje përballje ushtarake me asnjë. Por per ata që e interpretojnë durimin e saj si një dobësi, është e këshillueshme që të “pushojnë” retorikën kundër Greqisë”, theksojnë portalet. Vetëm pak dite me pare tensionet mes Tiranës dhe Athinës u rriten, pas përplasjes ne parlament te kryeministrit Rama me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Shkak u be vendimi per prishjen e disa shtëpive ne Himare per shkak te planit rregullues te qytetit. Përplasja u pasua me kthime te emigranteve shqiptare ne kufi dhe me reagime te ashpra ne mediat e vendit fqinj.

 

 

Stervitje, Greke, Force, Kufi, Shqiperi, Portale, Video

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *