E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Detaje tronditëse nga p*rdhunimi i 12-vjeçares! Tezja dhe djali i hallës lidhje intime me njëri-tjetrin, filmonin aktet me telefonin e së miturës

Detaje të reja dhe tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku dy persona, një 32-vjeçare dhe një 29-vjeçar, janë arrestuar nën dyshimin se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 12-vjeçare.

Sipas të dhënave të bëra me dije në kuadër të hetimit, 32-vjeçarja, tezja e vajzës, dhe 29-vjeçari, djali i hallës së të miturës, kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin. Dyshohet se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e vetmja rrethanë që po hetohet, pasi të dy akuzohen se kanë abuzuar seksualisht edhe me vajzën 12-vjeçare.

Reklamë

Rasti është zbuluar pas bashkëpunimit mes shkollës ku mësonte e mitura dhe strukturave të Policisë.

Gjatë hetimeve, në celularin e 12-vjeçares janë gjetur dhe sekuestruar materiale filmike intime, të cilat dyshohet se dokumentojnë akte seksuale me të miturën dhe dy personat e arrestuar.

Ndërsa autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.