Subscribe

Gjenerali amerikan Joseph Jarrard, i cili ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare që u mbajt në Presidencë, vlerësoi Shqipërinë si një partnere stragjike të sigurisë.

 

Në reagimin e shpërndarë nga ambasada amerikane, ai deklaroi se pret shumë nga Shqipëria për stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”.

 

“Patëm një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën se si mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin tonë nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare.  Një aleate e palëkundur e NATO-s prej vitit 2009, Shqipëria është një partnere strategjike e sigurisë për Shtetet e Bashkuara – si në rajon, ashtu edhe në botë. Shqipëria po investon ndjeshëm për të forcuar gatishmërinë e saj për mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke punuar ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë në të gjitha fushat. Ndërsa ne jemi ende duke planifikuar stërvitjen DEFENDER-Europe 21, presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë, dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *