Subscribe

Katërmbëdhjetë trupa teatrale nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi mbërrijnë këtë javë në Tiranë, sepse për tetë ditë festivali mbarëkombëtar i teatrit bën bashkë gjithë trevat shqipfolëse.

 

Starton me shfaqjen “TAG” te skena më e re e artit Turbina për të vijuar më pas çdo ditë, nga e hëna në të diel në ora 18.00 në akademinë e arteve e pak më vonë në ora 21.00 në “ArTurbina”.

E para trupë që hap siparin e këtij festivali që rikthehet pas thuajse 2 dekadash është trupa teatrale e kryeqytetit, që është ndër të paktat që përcjell një premierë. Bëhet fjalë për shfaqjen “TAG”, me autor Bashkim Hoxhen dhe nën regjinë e Andia Xhungës.

 

Thuajse të gjitha trupat e tjera teatrale kanë zgjedhur që të sjellin në këtë festival mbarëkombëtar shfaqjet më të mira të sezonit që shkoi. Kjo për t’i dhënë edhe një herë mundësinë atij publiku që nuk i ka shijuar ato në Prizren apo Ulqin.

 

Kostoja për të parë këto drama në shqip, është zero. Por, publiku do të duhet të rezervojë më herët, në teatrin Kombëtar apo në universitetin e arteve e te “ArTurbina” ku do të marrin jetë shfaqjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *