Subscribe

Stadium i ri kombëtar do te ruaje fasadën kryesore, veprën e famshme te Gherardo Bosios e cila u vendos ne qendër te debateve pas vendimit për prishjen e stadiumit te vjetër. Arkitekti i stadiumit te ri Marco Casamonti ka shpjeguar te gjithë punën e bere për te ruajtur këtë monument qe është pjese e historisë se qytetit.

 

Marco Casamonti: “Puna ka qenë të katalogonim të gjithë pjesët, ti vendosnim nga një numër të gjithave një e nga një dhe ti magazinonim. Duke i çmontuar i kemi pastruar, janë pastruar me një hedhje të lehtë uji dhe sapun për të hequr papastërtinë që ishte akumuluar ndër vite. Pasi u ndërtua godina e re kemi rivendosur tribunën kryesore që është edhe vepra kryesore e Bosios, në pozicionin identik siç ishte përpara në aks perfekt me strukturën urbane që ndodhet përreth”.

 

Arkitekti ka shpjeguar se rivendosja e fasadës është bere ne te njëjtin pozicion qe ka pasur.

 

“Ne mendojmë gjithashtu të dorëzojmë arkitekturën e Bosios për qindra vite në të ardhmen sepse duke mos rënë më shiu mbi këtë pjesë të fasadës, kjo fasadë do të ruhet më mirë. Kemi pasur gjithashtu shumë diskutime nëse duhet ta mbyllnim fasadën me xham apo ta mbanim të hapur dhe në fund vendosëm që ishte më mirë ta mbanim të hapur siç ishte në origjinë por e mbuluar”

 

Ndërkohë qe ministrja e Kulturës Margariti vlerësoi punën e bere deri me tani për te ruajtur këtë pjese te memories se qytetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *