Nga mbrëmja e djeshme një pjesë e mirë e qytetit të Korçës por edhe fshatrave në juglindje të vendit janë pa energji elektrike. Burime zyrtare bëjnë me dije se pas një avarie të rëndë në transformatorin e nënstacionit elektrik të këtij qyteti, ishin shkaku i mungesës së energjisë.
Defekt që ka ardhur sipas specialistëve të fushës nga ngarkesa e madhe në rrjet natën e Krishtlindjeve. Pas riparimit të pjesshëm të defektit është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike në 80% të qytetit të Korçës si dhe fshatrave turistikë si Dardha dhe Voskopoja.
Ndërsa ditën e sotme është bërë e mundur furnizimi me energji elektrike edhe për qytetin e Bilishtit dhe fshatrave të bashkisë së devollit. Sipas kryeinxhinierit të nënstacionit elektrik, Ivzi Kelo OSHEE ka marrë masat për zëvendësimin e dy transformatorëve të djegur të cilët pritet që të vendosen brenda 24 orëve të ardhëshme.
Vendosja e dy transformatorëve të rinj pritet që të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me energji elektrike të gjithë rajonit të Korçës. Kryeinxhinjeri i këtij nënstacioni ka siguruar banorët e juglindjes se janë marrë të gjitha masat për garantimin e energjisë elektrike pa probleme edhe në ditët e fundvitit.







OSHEE ne shumicen e rasteve jep shkaqe amatoreske per arsyet e avarive qe kan ndodhur ne N/St e saj. Djegja e Transformatorve nga mbingarkesat , djegja e impjanteve shperndares nga shkarkimet atmosferike apo e kablove nga koha e keqe Jane arsye bajata te stafeve amatoreske saj. Padyshim qe arsyea e vetme eshte pa aftesia e stafeve teknike dhe e kompanive amatore qe merren me ndertimin e objekteve te reja apo me reabilitimin e atyre ekzistuese. A punojne mbrojtjet e vendosura ne objektet e juaja?! Ne se po nuk mund te digjet nje transformator nga mbingarkesat. Ku i gjetet kaq shpejt dy trafo nenstacioni qe i zevendesoni breda 24 oreve te demtuarit ?! Padyshim nje debat i tille nuk mund te behet ne kete koment por nuk ka asnje dyshim qe shkaqet jane pa aftesia ose neglizhencat ne kontrollet perjodike vecanerisht te mbrojtjeve te N/St