Subscribe

“Deti” përbëri debatin në studion e emisionit “Spotlight” të Albana Dudushit në mbrëmjen e së premtes në ekranin e Vizion Plus.

Dakordësia e Tiranës dhe Athinës zyrtare për përcaktimin e kufirit detar nga drejtësia ndërkombëtare, në studion e “Spotlight” u artikulua nga ekspertët, përfaqësues të politikës, shoqërisë civile dhe analistëve si një zgjidhje e drejtë.

Kur ende marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për delimitimin e kufirit ujor është në fazën e deklaratave, ekspertët dhe njohësit e çështjes së detit kanë sugjerimet e tyre mbi përmbajtjen e dosjes me të cilën vendi ynë duhet të shkojë në gjykatën e Hagës.

 

Konflikti mes Turqisë dhe Greqisë, pozicioni i Shqipërisë në të, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin temat e diskutimit në emisionin më të ri në Vizion Plus “Spotlight” që takimet me publikun do ti ketë çdo të Hënë dhe Mërkurë në orën 22 e 45 dhe të Premteve në orën nëntë të mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *