Subscribe

Debati për numrin e viktimave të COVID 19 vijon të mbetet i nxehtë, duke provokuar një përplasje të fortë mes Qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Edi Rama i cilësoi mbrëmjen e së shtunës si “çnjerëzore” akuzat për fshehje të numrit të vërtetë të vdekjeve, të lëshuara dy ditë më parë nga kryetari demokrat Lulzim Basha.
E ftuar në Spotlight, nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se mjekët nuk I fshehin vdekjet. Sipas saj, në një kohë të tillë pandemie, është shumë ë vështirë të mblidhen informacionet lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave.
“Çertifikata e vdekjes është një informacion shumë i rëndësishmë, e tillë që të ndihmon të kuptosh pse ka ndërruar jetë një pacient. Shkaku i vdekjes është i rëndësishëm, sa për familiarët dhe pacientët, ashtu edhe për punonjësit e shëndetit publik.
Sot nën akte të caktuar andërkombëtare, ku e drejta e personit e ekzekutuar nga familiarët e vet në shumicën erasteve nuk e lejon kryerjen e autopsisë, krijon një ngërç edhe me certifikatën e vdekjes.
Është një vendim shumë i vështirë, kërkon njohuri dhe kohë të plotë dhe shpesh, sidomos në kohët e pandemive është shumë e vështirë që ta mbledhëshs këtë lloj informacioni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *