E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 10 minuta më parë
Video · Politikë

Spotlight/ Hajdari: Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

E ftuar në Spotlight në Vizion Plus, Rudina Hajdari është shprehur se tashmë ka ardhur koha për një ndryshim. Duke iu referuar aktivistëve në kohën e ‘90-ës, Hajdari shprehet se sot jemi në kushte të ngjashme në përballje me kundërshtarët.

Hajdari: Ka ardhur momenti padyshim, që të kemi një ndryshim sepse nëse në kohën e ’90-ës, ata që guxonin dhe kushtet ishin pak më ndryshe le të themi, vërtet riskonin jetën e tyre. Sot jemi në kushtet pothuajse të ngjashme, por mund të them që gjithë kundërshtarët që dalin në skenën politike asgjësohen në mënyrë barbare nga kundërshtarët politikë.

Dudushi: Një lloj vrasje politike po thua?

Hajdari: Një lloj vrasje politike, ndaj duhet të qëndrojmë fort dhe most ë shkojmë.. uroj që kjo most ë ndodhë më në Shqipëri sepse është një turp I madh, por gjithsesi duhet që patjetër ne të qëndrojmë fort edhe t’I bëjmë ballë kësaj beteje.

Më shumë video

Reklamë