E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Spotify nis fushatë kundër dezinformimeve për COVID

Spotify thotë se po punon për të shtuar paralajmërime këshilluese mbi COVID-19 në çdo podcast në platformën e tij.

 

Shefi i kompanisë, Daniel Ek tha se paralajmërimi i ri do t’i ridrejtojë përdoruesit në një qendër të dhënash dhe fakteve mbi koronavirusin, shkruan BBC.

 

Reklamë

Platforma publikoi gjithashtu rregulla ekzistuese që ndalojnë kontribuesit e saj të ndajnë informacione të rreme që mund të shkaktojnë dëm tek audienca, transmeton Indeksonline. Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Spotify, Ek tha se u bë e qartë se kompania ka një detyrim të bëjë më shumë për të siguruar ekuilibër dhe akses në informacionin e pranuar gjerësisht nga komunitetet mjekësore dhe shkencore.

 

Ek gjithashtu tha se kompania kishte publikuar Rregullat e platformës”, me udhëzime në të cilat përmbajtja konsiderohet e papranueshme. Ato u zhvilluan nga kompania në bashkëpunim me një ekip ekspertësh të jashtëm dhe do të përditësohen rregullisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë