Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione brenda dhe jashtë Kuvendit.
Deputetët demokratë janë ndarë në dy pjesë, të përjashtuarit nga Sekretariati i Etikës janë jashtë ambienteve të Kuvendit ku u përplasën edhe fizikisht me Gardën, ndërsa të papërjashtuarit vijojnë mosbindjen civile brenda.
Lexo edhe :
Related Posts
Albana Vokshi është përplasur me deputetin socialist Petro Koçi, i cili akuzoi demokratët se marrin urdhra nga tezga e Sali Berishës” për të mbrojtur interesat e tij.
Ka qenë deputetja e Partisë Demokratiek ajo e cila i shkoi Koçit për ta sulmuar, ndërsa punonjësja e Gardës ajo ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar Vokshin.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ka tërhequr vëmendje deputetes demokrate duke i thënë: Nuk ke të drejtë të dhunosh deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Vetëm sjellje gruaje s’po bën sot dhe s’ke bërë asnjëherë në Kuvendin e Shqipërisë./vizionplus.tv







