“Spiunoi” Shullazin dhe Lul Berishën/ Dërgohet nga burgu në spital i penduari i Drejtësisë

I penduari i Drejtësisë Luftar Reçi I cili vuan dënimin në burgun e Drenovës, ka kryer vizita mjekesore per shkak te disa problemeve shendetesore.
Reci mësohet se është shtruar pardje në spitalin e Korçës, pasi dyshohej se ishte prekur nga Covid-19.
Megjithate pas analizave dhe skanerit te kryer ka rezultuar se ai nuk ishte i prekur nga ky virus ndaj eshte kthyer serish ne burgun e Drenoves, aty ku qendron i vetem ne qeli.
Luftar Reçi është dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit në vitin 2008, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës.
Për ti shpëtuar dënimit me 25 vite burgim Luftar Reçi, pretendoi se ditën e krimit dhe në momentin e krimit ka qënë tek e dashura e tij bullgare në Tiranë dhe jo në fshatin Shkopet, ku ndodhi vrasja e më pas djegia e trupit të Aleks Lalës.
Vitin e kaluar në disa rrëfime si i penduar ai ka folur për veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe me Shullazin, por ka dhene deklarata edhe për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj, duke fituar në këtë mënyrë statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë




