E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Spitali i Lezhës me impiant fotovoltaik, dhuratë nga qeveria italiane

Eshtë inaguruar në Spitalin Rajonal të Lezhës impianti fotovoltaik me kapacitet (88 KW), një kontribut i qeverisë Italianë. Ky projekt i realizuar me teknologjine e fundit do të mbuloje të gjitha nevojat në reduktimin e shpenzimeve ekonomike qe ka Spitali i Lezhës.

Të pranishëm në inagurimin e sistemit fotovoltaik ishin perfaqësues të lartë shqiptarë dhe të huaj.

Ambasadori i Republikes se Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Charles John Brown, Nunci i ri Apostolik në Shqipëri, Pader. Antonio, i cili është edhe mbeshtetësi kryesor i ketij projekti.

Impianti fotovoltaik i ndërtuar nga “INDRITI Sistem”, do te sjellë në Spitalin Rajonal të Lezhës energji të rinovueshme.

Reklamë

Teknologjia e fundit janë ato që bejnë diferencën për përmirësimin e sistemit të paneleve diellore.

Të pranishmit e cilesuan te rëndesishem investin e bërë në këtë spital, ndersa falenderuan të gjithë bashkëpuntorët ne realizimin e këtij investimi inovator qe behët për herë të parë në Spitalin e Lezhës.

Të pranshmit u njohën me mënyren e funksionimit te Impiantit Fotovoltaik , realizuar nga Indriti Sistem, ku specialistet shpjeguan më me detaje mbi energjine e rinovueshmë që do ti ofrohet Spitalit Rajonal të Lezhës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë