Subscribe

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj këtë të martë akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për tejmbushje të kapaciteteve spitalore.

Kreu i qeverisë qartësoi se kapacitetet nuk janë plotësuar dhe se vetëm sot po instalohen 60  respiratorë të rinj. Ndër të tjera, Rama u shpreh se dy spitale të tjera Covid janë gati, ndërsa shtoi se s’ka asnjë ilaç që e ka Amerika e nuk ndodhet në Shqipëri.

“Dalin ata si Loli me Colin, del Loli del dhe Coli. Kapacitetet e spitaleve janë plotësuar në vetëm 1/4. Vetëm tani që flasim po instalohen 60 respiratorë të rinj. Jemi në një hap me të tjerët, doli plazma e gjakut në Itali, morëm mjekët italianë menjeherë këtu. Të ishte COVID-i kur ishin ata, do shihnim çdo shihnim”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *