E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Spiropali takon Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio: Thellim i aleancës tonë strategjike në çdo dimension

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mbrëmjen e djeshme Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është bashkuar darkës transatlantike në New York të SHBA-ve.

Ministrja Spiropali shkroi në rrjetet sociale se “aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.”

“Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë”, theksoi Ministrja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë