Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar ish-Kryeministrin Sali Berisha pas akuzave te ketij te fundit kundrejt qeverise.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se Berisha po ‘shkulmon’ për shkak të deklaratave të deputetit gjerman një ditë më parë.

 

Saliu sot ka tërë ditën që shkulmon nga mbrapa diellit dhe çfarë nuk thotë përveç asaj që e ka shtyrë të shkulmojë! Dje ka marrë lajmin e keq fare se emri i është fshirë edhe nga lista e miqve në CDU dhe madje se po e vunë në krye, do ta nxjerrin megjithë parti jashtë nga PPE! Mirë Saliu që na ka lënë e bërtet jam gjallë, po të gjallët që vazhdojnë e ndjekin si nuk marrin vesh asgjë xhanëm!- shkruan Ministrja.

 

Gjatë ditëve të fundit Berisha ka hedhur vazhdimisht akuza ndaj qeverisë ndërsa një ditë më herët deputeti gjerman, Gunther Krichbaum në një intervistë në media deklaroi se nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike nëse ajo do t’i kthehej të shkuarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *