Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

Spiropali pritet nga homologu holandez: Holanda mbështetëse e palëkundur e integrimit të Shqipërisë, brenda nëntorit çelet grupkapitulli i fundit

3 Nëntor 13:59

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit sot në Hagë nga Ministri i Jashtëm holandez David van Weel, në një takim me fokus partneritetin dhe mbështetjen e Holandës në rrugën e integrimit të shpejtë europian të Shqipërisë.

Të dy homologët nënshkruan një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetin europian. Deklarata e firmosur synon fuqizimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e integrimit europian, sigurisë dhe ekonomisë.

Ministrja falenderoi homologun holandez për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda nëntorit të grupkapitullit 5.

Ky kapitull përmbyll hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Sipas Spiropalit, qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së bazuar mbi meritën, përkon me mbështetjen konstruktive të vendit mik për agjendën europianizuese të Shqipërisë.

Ministri holandez theksoi se vendi i tij do të vijojë mbështetjen për fuqizimin e kapaciteteve institucionale në rrugën e transformimit dhe fuqizimit demokratik të vendit.

Postimi i Plotë:

Hagë – Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm David van Weel, të cilin e falenderova për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda nëntorit të grupkapitullit 5, i cili përmbyll hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së bazuar mbi meritën, përkon me mbështetjen konstruktive të vendit mik për agjendën europianizuese të Shqipërisë.

Si dy aleatë të NATO-s, Tirana dhe Haga do të jenë qendra të bashkëpunimit dhe shkëmbimit për përgatitjen e Samitit të NATO-s që do të mbahet në vendin tonë në 2027.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Hage Spiropali

Nga e njëjta kategori

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

më shumë...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

më shumë...

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

më shumë...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Rritet mosha e daljes në pension për gratë, refoma e re kërk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.