Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e sheh presidentin Ilir Meta të trembur.

 

Nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Spiropali tha se Meta është bërë palë me Sali Berishën, pas shpalljes së tij “non grata”.

 

Sipas saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta vijojnë më tej këtë betejë me të korruptuarit në Shqipëri.

 

“I vetmi i trembur në këtë mes është Ilir Meta. Arsyet unë nuk i di, por nga deklaratat e tij të fundit, si deklarata-përgjigje për shpalljen “non grata” të Berishës, mundet që vetëm një njeri i arsyeshëm, të nxjerrë konkluzione që ai është gati të bëhet palë me një person “non grata” dhe të mos jetë në krah të partnerëve tanë. Meta-Berisha është aleanca e pandëshkueshmërisë. Kjo goditje që ka marrë ky mur pandëshkueshmërie, ka tronditur themelet e të dyve. Nuk do të spekuloj për emra, as për individë, por invesimi i madh i SHBA në Shqipëri, në reformën në drejtësi, në goditjen e pandëshkueshmërisë, interesi i tyre i madh që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar, besojh se në këtë vazhdë, influenca e tyre dhe hapa të tjerë do të vijojnë. Nuk mund të spekuloj për këtë çështje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *