Spiropali: Meta e Basha i çojnë fëmijët në Londër e Holandë, fëmijët e njerëzve i nxjerrin në rrugë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nguli këmbë disa herë gjatë emisionit “Quo Vadis” se opozita po “dirigjon” protestën për Klodian Rashën.
Ajo bëri krahasim mes fëmijëve të liderëve të opozitës dhe ata që dalin në protestë.
“Protesta është gjithnjë e më e vogël. Nuk ka revolucion, kjo është vetëm në kokat e sëmura të opozitës, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, që mendojnë se fëmijët e tyre mund t’i çojnë në Londër e Hollandë, ndërsa fëmijët e njerëzve t’i nxjerrin në rrugë. Janë të dëshpëruar, njeri nuk do t’i shohë, po humbin besimin dhe të dali, ç’të dali, tym e flakë. Familja kërkon t’i lënë në qetësinë e tyre, por i kundërvihen edhe asaj, nuk e kanë për gjë hiç.”




