E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spiropali: Më 25 prill fitorja kalon nga Paskuqani

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi një takim me gratë në Paskuqan këtë të shtunë.

 

Pas takimit, ajo u shpreh e bindur në rrjetet sociale se Paskuqani do të votojë për PS në zgjedhjet e prillit.

 

Reklamë

Sipas saj, ka marrë fund koha e politikës me gënjeshtra dhe dhunë.

 

“Zemra mal nga takimi me gratë fisnike të Paskuqanit. Politikës që flet me gjuhën e dhunës, politikës që zotohet se do presë gishta e do nxjerrë sy, i ka ardhur fundi! Më 25 prill fitorja kalon nga Paskuqani. Për gratë, për fëmijët, për njerëzit energjikë të Paskuqanit që mbështesin çdo ndryshim, çdo punë të mirë: Kopshte, shkolla, shërbime, ura, kanalizime, rrugë të munguara në 30 vite. Më #25Prill politika e marrë fund e rrenave dhe e dhunës përgjigjen do ta marri siç e meritojnë. Paskuqani do të vazhdojë përpara me Edi Ramën për mos t’u kthyer kurrë pas te koha e atyre qe Paskuqanin e përdorën si hambar votash, por kurrë nuk i respektuan, kurrë nuk i ndihmuan. #SkaKohëPërPushim ???? #PS3”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë