E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spiropali: Luli Gjumi mori pozat e patriotit, për 8 vite gjenocidin serb s’e zure kurrë me gojë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se kur të vijë në pushtet, do të miratojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Spiropali akuzoi opozitarët dhe presidentin se po sillen si patriot, por kur ishin në pushtet nuk e përmendën asnjëherë gjenocidin serb.

 

“Mburraveci Luli Gjumi mori sot pozat e patriotit, i cili, me pushtetin e ardhëm që s’ka për ta pasur kurrë, gjumin që s’do i dalë anjëherë, dhe tabelën e shumëzimit që gjithmonë do ta gabojë, do dënoka genocidin serb. Lul, eja në vete gjumash! Për 8 vite në pushtet genocidin serb s’e zure kurrë me gojë. Për të mos mbetur mbrapa Lulit, Likja mori pozat e superpatriotit që paska mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe për Atdhe s’lë medalje pa dhënë dhe nënshtetësi pa shitur. E dha një kushtrim patriotik demoniak edhe Sali Berisha. Me një zë që mund të dalë vetëm nga gurmazi i shejtanit, tha ca gënjeshtra aq të trasha nga ato që vetëm mendja e djallit mund t’i nxjerrë nga fundi i ferrit. Nuk e besonim. Por paska shqiptarë që mund të jenë kaq të zinj në shpirt dhe kaq budallenj në mendje. S’e kanë problem të gënjejnë dhe të mburren pafundësisht shejtanbudallenjtë.”

 

Reklamë

Elisa Spiropali paralajmëroi humbjen e opozitës në 25 prill.

 

“Problemi i tyre është se s’ka kush t’i besojë. Prandaj dhe nxijnë. Prandaj dhe turfullojnë. Prandaj dhe do humbin.  E vërteta vonon por nuk harron. Të gjithë ata që shpresojnë se mund të fitojnë një grusht votash duke përçarë shqiptarët, përgjigjen do e marrin më 25 Prill. Kur Likja s’do ketë më parti, Doktori do dalë përfundimisht në pension, Bashën do e zërë gjumi përgjithmonë.????”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë