Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali deklaroi se pretendimet e opozitës u rrëzuan përfundimisht nga Bashkimi Europian.

 

Në një dalje për mediat, Spiropali tha se opozita po e bën copë-copë vendin në sytë e botës ndërsa akuzoi kreun demokrat, Lulzim Basha se, sipas saj, ka frikë nga drejtësia e re.

 

“Ata po e bëjnë copë Shqipërinë në sytë e botës në skenat turpshme të goditjes me kokë të mureve të institucioneve. Gjynah! Shqipëria e shqiptarët nuk e meritojnë. Për hir të karrierës së Lulzim Bashës dhe frikës që ka nga drejtësia.”

 

Spiropali krahas akuzave I bëri sërish ftesë opozitës për të nisur dialogun.

 

“Është momenti për të qenë bashkë dhe jo rasti për të bërë kamikazin që të hidhet në erë procesi i negociatave. Opozitën nuk e zgjedhim ne, jemi këtu për dorën e shtrirë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *