Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ditën e martë, në datën 25 nëntor.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka zbardhur edhe agjendën.
“Ju njoftojmë se ditën e martë, në datë 25 nëntor, Ministrja Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Znj. Beate Meinl-Reisinger, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ministrja austriake do të pritet në një takim bilateral nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Pas takimit bilateral, ministret do të mbajnë një konferencë për mediat prej orës 14.15 deri në 14.45, në mjediset e MEPJ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./vizionplus.tv





