Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën tragjikisht një...

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën Ovale

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe dy fëmijët...

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra për Kosovën

Nis asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës, Rama: Do...

E akuzuan për tradhti kombëtare, dënohet me 12 vite...

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam thellësisht i...

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten...

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten...

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vjet burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

9 Shkurt 23:17

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me 180 vite burg në total të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzimit.

Kurti shkruan se “Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste” dhe se “institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre”.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.

UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse. Ajo u zhvillua në rrethanat e okupimit të egër kur dhuna e apart’heidit po shndërrohej në gjenocid shtetëror.

Çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e asaj lufte.

Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakuum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare.

Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kurti UÇK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shkuan për të inspektuar lidhjet ilegale, qëllohen me armë punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

më shumë...

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë Egjiptit (VIDEO)

më shumë...

Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teorinë e frikshme të një “lufte planetare”

më shumë...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën tragjikisht një person në Lezhë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:18

Shkuan për të inspektuar lidhjet ilegale, qëllohen...

6:56

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz...

6:36

Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz...

6:29

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

6:17

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën...

5:50

Frutat që duhet të konsumoni në këto...

5:46

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe...

5:40

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra...

5:33

Nis asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës,...

5:27

E akuzuan për tradhti kombëtare, dënohet me...

5:09

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:54

Mali i Zi njeh me ligj pushimin...

4:30

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra...

3:54

Zjarri në banesë, policia për tragjedinë në...

3:47

Edhe farmacitë me listë borxhesh, shumë qytetarë...

3:30

Goditi me grusht eprorin, arrestohet punonjësi i...

3:19

Shkodër/ Zjarr në një banesë në Postribë,...

3:01

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra...

2:59

Mbështetja për sektorin e bujqësisë, ekspertët e...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.