Subscribe

Disa ditë pas sulmit ndaj policisë ne Elbasan, Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte zbarkuan ne këtë qytet si shenje reagimi, pas ngjarjes së rende ku u godit makina e zv/drejtorit të policisë.

 

Drejtori i përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Haki Çako e udhëhoqi vete aksionin e forcave speciale, ku konfirmoi vendosmërinë per te luftuar çdo grup kriminal.

 

“Kemi marrë shkas nga ngjarja e fundit ku u godit mjeti i nëndrejtorit të policisë. Në këtë kuadër shpreh gatishmërinë e gjithë policisë, qeverisë dhe ministrit Xhafaj për një luftë pa kompromis të çdo veprimtarie të organizatave kriminale kudo qofshin ato.”

 

Cako tha se do t’i shkohet deri ne fund operacionit për konfiskimin e pasurive kriminale dhe arrestimin e atyre që sfidojnë shtetin.

 

“Pas mbledhjes së ministrit Xhafaj me krerët e policisë ne kemi ndërmarrë këtë aksion që nuk do të jetë i vetmi ndaj grupeve dhe individëve që kryejnë aktivitete kriminale.”

 

Drejtori i përgjithshëm i Policisë se Shtetit u shpreh se personi që goditi makinën e zv/drejtorit të policisë është identifikuar, por nuk dha emrin e tij për arsye hetimore,  ndërsa kërkoi bashkëpunimin e Prokurorisë.

 

“Në këto kushte kërkojmë një angazhim edhe të prokurorisë së rrethit, për t’u bërë pjesë e një barrikade që do t’i bëhet krimit.”

 

Gjate ndërhyrjeve te forcave speciale te mbështetura edhe nga policia lokale, u kontrolluan imtësisht ambiente te ndryshme. Ndërkohë u shoqëruan per verifikim 27 persona. Vitet e fundit Elbasani ka qene arene e përplasjes mes grupeve te ndryshme rivale e per pasoje janë shënuar disa viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *