Barcelona e nisi ne mënyrën me te mire sezonin e ri futbollistik duke fituar trofeun e pare, superkupen e Spanjës. Pas rezultatit 2-0 ne takimin e pare, katalanasit fituan edhe ne “Kamp Nou” këtë here me rezultatin e thelle 3-0 ndaj Seviljes. Gjithçka e lehte per skuadrën e Luis Enrikes qe gjeti rrjetën qe ne minutën e 10-te me Arda Turan. Andaluzet kishin rastin e tyre me te mire te barazonin shifrat, por Iborra ne minutën e 33 nuk arriti te mposhte nga pika e bardhe e penalltisë portierin Bravo i kërkuar me ngulm këto kohe nga Manchester City. Me fillimin e pjesës se dyte, te zotet e shtëpisë gjeten edhe dy here rrjetën. Fillimisht ne minutën e 46 Arda Turan shënoi golin e dyte, ndërsa 9 minuta me vone radha do ti vinte Lionel Mesit te linte edhe ai shenje ne kete mbrëmje. Per Barcelonën, kjo ishte superkupa e 12-te ne historinë e saj. Per teknikun Luis Enrike, titulli i 8 ne 10 kompeticione qe kur ka ardhur te Barcelona. Per Lionel Mesi i 29-ti nen ngjyrat blaugrana dhe i pari me shiritin e kapitenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *