Spanja shkatërron ne te gjitha aspektet Turqinë dhe siguron çerekfinalet e evropianit France 2016. Ne Nise La Furia Roha e Vicente del Boskes e ka vene menjëherë me shpatulla pas murit skuadrën e Bosforit dhe goli ka ardhur qe ne pjesën e pare madje dy te tille brenda dy minutave. Se pari është Alvaro Morata qe ne minute e 34 prek butësisht me koke aq sa për ta devijuar nje top ne ajër te ardhur nga Nolito dhe ai eshte ndalur vetem ne rrjetën e portierit turk Babaxhan qe nuk ka levizur nga vendi. Vetem dy minuta me pas serish nje kombinim mjaft i bukur me nje takim dhe Fabregas vertikalizon pas krahëve te mbrojtjes turke, Balta gabon me koke duke kryer keshtu nje assist per Noliton qe kete here nuk fal dhe 2-0. Tentativave sporadike te turqve u jepet fund sapo fillon pjesa e dyte ne minute e 48 kur Inisesta kombinon me Jordi Alben qe I ndodhur ne pozicion jashtë loje, por i pa akorduar nga gjyqtaret, shërben per Moraten dhe ky nuk fal duke e kaluar topin nen kembet e portierit Babaxhan. Me tej nuk ka me histori dhe Spanja pret tashme se kush do te jete kundërshtarja e çerekfinaleve, ndërkohe qe do te kete nje finale paraprake ndaj Kroacisë per kreun e grupit. Ballkanasit kane patur gjithçka ne dore kundër Celise sepse kryesonin 0-2 deri ne minute e 76 te takimit. Ne pjesën e pare shënonte Perisic ne minute e 38, ndërsa ne te dytën Ivan Rakitiç. Por nje krosim i Rosickit ndryshon gjithçka per çeket ne minuten 76, pasi Shkoda me koke e çon topin ne trekëndësh. Me pas nisin te hidhen fishekzjarrë ne fushe dhe ne shkallet e stadiumit ne bllokun kroat pas portës çeke ka nje sherr masiv mes ballkanasve. Futbollistet kroate përpiqen t’i qetësojnë, por gjithçka behet me keq kur nje punëtori te fushës i plas ne duar shashka e hedhur nga tribuna. Gjyqtari anglez Klatenburg ndërpret per minuta te tera takimin per te pritur te qetësohet situata. Kur rinis loja ne minute e 90 ka nje penallti per Çekinë per prekje te topit me dore nga Vida ne nje dyluftim ne ajër. Necid nga pika e bardhe nuk gabon dhe Çekia rikthehet ne luftën per t’u kualifikuar per metej me piken e marre dhe me ndeshjen e fundit kunder Turqisë. Teorikisht me nje fitore te Spanjës ndaj Kroacisë dhe nje fitore te Çekisë me Turqinë, çeket arrijnë dhe vendin e dyte ne grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *