E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spanja, Portugalia dhe një pjesë e Francës pa energji elektrike! Kaos në aeroporte dhe rrugë

Një ndërprerje mbarëkombëtare e energjisë ka prekur Spanjën dhe Portugalinë të hënën, duke lënë miliona persona pa energji elektrike.

Në Portugali, burime zyrtare thanë për mediat vendase se ndërprerja kishte përfshirë gjithë vendin.

Aeroporti ndërkombëtar Barajas i Madridit ka mbetur pa energji, ndërkohë që është prekur edhe telekomunikacioni. Ndërkohë, aeroportet e tjera janë bllokuar në të gjithë rajonin.

Pasagjerë të shumtë kanë mbetur të bllokuar në metro në kryeqytetet spanjolle dhe portugeze, pasi trenat janë bllokuar në tunelet midis stacioneve.

Reklamë

Qeveria spanjolle është mbledhur për një seancë urgjente në Moncloa dhe po monitoron situatën.

Qytetarët e Andorrës dhe pjesëve të Francës në kufi me Spanjën kanë raportuar gjithashtu se janë prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike.

Ndërprerje të tjera janë raportuar deri në Belgjikë, sipas informacioneve të fundit. Shkaku është ende i paqartë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë