E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Spanja “mbretëresha” e kontinentit, mund Anglinë dhe shpallet kampione e Euro 2024

Spanja ka hyrë në histori dhe është shpallur për herë të katërt Kampione e Europës.

Iberikët fituan 2-1 ndaj Anglisë, të cilët humbën finalen e dytë radhazi, pas asaj me Italinë 3 vjet më parë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët me Nico Williams, falë një asisti të Lamine Yamal.

Megjithatë anglezët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në pjesën e dytë me Cole Palmer, i cili hyri si zëvendësues.

Reklamë

Goli i dytë dhe i fitores për Spanjën u shënua pak para përfundimit të 90 minutave me Oyarzabal,i cili po ashtu hyri si zëvendësues.

Kështu, Spanja e ngre trofeun për herë të katërt, si asnjë komb tjetër në kontinent, pasuar nga Gjermania me 3.

Ndërkohë, Anglia ende nuk e ka fituar një Kampionat Europian në historinë e saj. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë